29 korrik 2015 – Në portin e Durrësit gjatë periudhës 21-28 korrik 2015 kanë mbërritur 27 tragete, me 19 873 udhëtarë me 4 351 vetura, 686 kamionë dhe 78 trajlerë gjithsej, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD).
Në grafikun e lundrimeve janë parashikuar edhe disa tragete shtesë, lëvizja e të cilëve nuk ka krijuar vonesa në mbërritjet dhe nisjet e trageteve. Të dielën, më 26 korrik 2015, janë bregëzuar 6 tragete, nga 3-4 të tilla gjatë javës, tha i njëjti burim zyrtar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/