28 korrik 2015 – Sipas normave të etikës, klubi moldav i Milsamit ka mirëpritur Skënderbeun dhe presidenti moldav Ilan Shor ka organizuar një darkë me të vërtetë impresionuese për drejtuesit e Skënderbeut.

Shor i ka çuar drejtuesit e Skënderbeut për darkë në kantinën e verërave më të madhe në botë, Milestii Mici, 200 kilometra e gjatë, e gjitha 80 metra nën tokë. Kostoja e darkës ka qenë 5000 euro, ndërkohë që presidenti korçar Ardian Takaj i ka dhuruar një bust të vogël të Skënderbeut homologut të tij moldav.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/