26 korrik 2015 – E mbarë bota u njoh dje nga Shënpetërburgu me shortin e eliminatorëve të botërorit “Rusi 2018”. Janë 183 skuadra nga e gjithë bota që do të luajnë shanset e tyre për një vend në finalet e këtij botërori, ndërkohë i vetmi vend i kualifikuar direkt në këto finale është Rusia si vend organizator i botërorit.

Në zonën e Europës garojnë 52 skuadra të ndara në nëntë grupe ku vetëm 13 skuadra kombëtare do të mund të kualifikohen për në botëror. Skuadrat e para të nëntë gupeve kualifikohen direkt, dhe katër skuadrat e tjera si skuadra të renditura në vend të dytë kualifikohen në botëror vetëm pas plejofit.

Ja nëntë grupet e zonës së Europës:

Grupi A

Holanda, Franca, Suedia, Bullgaria, Maqedonia dhe Luksengurgu

Grupi B

Portugalia, Hungaria, Zvicra, Letonia, Ishujt Faroe dhe Andora

Grupi C

Gjermania, Cekia, Irlanda e Veriut, Norvergjia, Azerbajxhani dhe San marino

Grupi D

Austria, Serbia, Uellsi, Gjeorgjia, Irlanda dhe Moldavia

Grupi E

Rumania, Danimarka, Polonia, Mali i Zi, Armenia dhe Kazakistani

Grupi F

Anglia, Skocia, Sllovakia, Malta, Sllovenia dhe Lituania

Grupi G

Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Litenshtejni

Grupi H

Bosnje-Hercegovina, Greqia, Estonia, Belgjika dhe Qipro

Grupi I

Turqia, Ukraina, Islanda, Kroacia dhe Finlanda.       

Ndeshjet eliminatore fillojnë në shtator të  vitit 2016 dhe përfundojnë në tetor të vitit  2017.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/