23 korrik 2015 – Agim Agushi dhe Leotrim Agushi nga Smira prej sot janë mbajtës të rekordit të Guinnesit në goditje të topit me kokë në çift.

Rekordi deri më tani mbahej nga një çift suedez. Në një mbrëmje gala të organizuar në Viti, Agimi dhe Leotrimi arritën ta mbajnë topin 30 minuta e 11 sekonda, me mbi 3100 goditje. Për këtë ngjarje kontribut të madh ka dhënë Komuna e Vitisë me kryetarin Sokol Haliti dhe Drejtoria e Kulturisë, Rinisë dhe Sporteve me drejtoreshën Kaltrina Sylejmani, si dhe sponsorët tjerë që e kanë ndihmuar Agimin dhe Leotrimin.
Në mesin e tyre edhe vëllezërit Rrahmani nga Smira që e përkrahën dyshen. Edhe një herë dëshmohet se shqiptari dhe topi janë shumë familjarë me njëri – tjetrin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/