22korrik 2015 – Ekipi i meshkujve të “Teutës” në not fiton Kupën e Shqipërisë. Pak minuta më parë përfunduan garat në pishinën “Aquadrom” në Tiranë, ku skuadra durrsake zuri vendin e parë.
Përsa i përket garës individuale, “Teuta” arriti një tjetër sukses, pasi notari i ekipit, 17-vjeçari Egis Gajo, zuri vendin e parë në 50 metër, stili bretkosë.
Ndërsa kupën për skuadrën më të mirë të femrave e mori “Stela”.
Dy notarët më të mirë, individualë, të kampionatit u shpallën: Klavio Meça për meshkuj dhe Nikol Merizaj për femra.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/