22 korrik 2015 – Cilësitë e Louis Van Gaal si trajner askush nuk i vendos në diskutim, por me kujtesën trajneri holandez duket se nuk i ka punët mirë.
Gjatë një konference në SHBA ku United gjendet për fazën përgatitore, tekniku holandez e quajti futbollistin e tij dhe gjithashtu kapitenin e 3-të të skuadrës Chris Smalling me emrin Mike duke shkaktuar të qeshura në sallë. Smalling, mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore ndaj Club America por Van Gaal në konferencë i ngatërroi emrin atij.
“Filozofia ime është që lojtarët duhet të pranojnë në çdo moment shiritin e kapitenit. Kapiteni i parë është Rooney, i dyti Michael Carrick dhe i treti z.Mike Smalling, kërkoj ndjesë ,Chris Smallin”.
Kjo nuk është hera e parë që Van Gaal ngatërron emrat, i cili pas një fitoreje 2-0 ndaj Queens Park Rangern në “Loftus Road” gjatë muajit janar, Van Gaal e quajti këtë skuadër si “Queens Park Raisins”. Herë tjerër, holandezi bën mirë të mendohet dy herë përpara se të flasë, për të shmangur dhe të tilla episode të pakëndshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/