22 korrik 2015 – Kualifikimi i Skënderbeut, duket se ka ndikuar shumë negativisht tek trajneri i skuadrës së Crousaders, Baxter, i cili është shfaqur mjaft i ashpër në mediat vendase. Në një intervistë për "The Irish News", ai shkon shumë larg në analizën e tij, aq sa i cilëson korçarët për "turp".

"Skënderbeu nuk tregoi aspak respekt për ndeshjen, pasi rrëzoheshin gjatë gjithë kohës. Ata u sollën si joprofesionistë, por ne sërish gjetëm motivim. Thashë që në ndeshjen e kaluar që ne do të luftojmë deri në fund, dhe ashtu ndodhi. Jam krenar për djemtë e mi. Në gabuam shumë duke u dhënë mundësinë kundërshtarëve që të shënonin dy gola", tha strategu i Crousaders. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/