21 korrik 2015 – Buzë detit të palarë. Edhe rruga “Taulantia”, lagja nr. 1 e qytetit të Durrësit, zona e Bërrylit-Currila, ku janë ngritur shumëkatëshet e VIPA-ave po përjeton probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Dyrrah”-u mësoi se vetëm në orën 16:30 të 21 korrikut 2015 erdhi uji në pallatin, ku ka selinë konsulli i nderit i Mbretërisë së Belgjikës Fabrice Wallaert, ku banojnë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Oerd Bylykbashi dhe mjeshtri Ndërkombëtar i Shahut Fatos Muça etj.
Për 24 orë rresht të 20 korrikut banorët e këtij pallati dhe të ndërtesave të tjera nuk kanë pasur pikë uji në rubinete.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





