21korrik 2015 – Pesë persona u arrestuan sot në Krujë, pasi u zbuluan si kultivues të lëndëve narkotike. Në fshatrat Brret, JKrastë, Zezë të Komunës Nikël dhe të fshatit Larushk në Fushë-Krujë u konstatuan 5863 bimë narkotike, e llojit kanabis sativa. Në flagrancë u arrestuan 5 vetë:

Haxhi Hasani 68 vjeç,banues në Thumanë,Krujë;

Preng Dedaj 47 vjeç,banues në Thumanë,Krujë;

Bardhyl Kullaj 57 vjeç,banues në Nikel,Krujë;

Shaban Aruçi 58 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë;

Endrit Aruçi 29 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.H. 33 vjeç, banues në Nikel, Krujë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/