21 korrik 2015 – Tom Doshi arrin t’i marrë lokalin këngëtares Rovena Dilo, që ndodhet në zemër të Bllokut.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Doshit dhe të ish-deputetit demokrat, Ndriçim Babasi për një pronë prej 887 metrash në zonën e ish-Bllokut, duke urdhëruar këngëtaren Dilo që të dorëzojë pronën.
Bëhet fjalë për lokalin e njohur “Rovena”. Këngëtarja ka pasur probleme në të shkuarën me këtë pronë, ndërsa disa të afërm të saj ia kanë shitur pronën Doshit dhe Babasit. Dilo nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka dërguar çështjen në prokurori, e cila hetoi rastin.
Ndërsa me vendimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se Dilo mund të mbajë vetëm 20.3 metra katrorë. Hapësira tjetër e lokalit do kalojë për Doshin dhe Babasin. Vendimi është i apelueshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/