20 korrik 2015 – Një nënë shqiptare me banim në Greqi i ka shpëtuar përdhunimit vetëm në sajë të së bijës 4-vjeçare.

Një person i maskuar hyri të premten rreth orës 22:15 në shtëpinë e shqiptares 51-vjeçare, dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar gruas që të zhvishej. Por, në ato momente vajza e vogël nis të qajë e të bërtasë, çka bëri që personi i armatosur të fshihej nga frika. Dhe në çastin që ai do të largohej nga shtëpia, nëna e godet me sende të forta.

Pas kësaj, vjen policia dhe e prangos agresorin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Paleokora të Greqisë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/