20 korrik 2015 – Një tjetër lojtar i është bashkuar ekipit durrsak, por këtë herë ai është në provë. Bëhet fjalë për maqedonasin Filip Timov i cili luan si mesfushor.
23-vjeçari maqedonas i lindur në Gjermani i është bashkuar ekipit të Teutës në Bullgari dhe ka filluar stërvitjen me ekipin, por për të nuk është hedhur firma në kontratë pasi ai do të qëndrojë për disa ditë në provë, e vetëm nëse do të binden drejtuesit e Teutës për aftësitë e tij atëherë mesfushori do t'i bashkohet ekipit durrsak për sezonin e ri.
Filip Timov në vitet e fundit ka luajtur me disa ekipe të njohura si Concordia në Rumani apo Aris e Limasol në Qipro, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin armen të Banants.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/