20 korrik 2015 – Rastet e dhunës në familje janë gjithnjë e më të pranishme, ku viktimat kryesore janë gratë. Por, nuk mungojnë dhe ato raste ku viktima janë burrat, të cilët dhunohen si psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshortet e tyre.
Një situatë e tillë është shënuar në një familje të Durrësit, ku pasi burri i shtëpisë është rrahur dhe dhunuar psikologjikisht nga gruaja, ka shkuar për ta denoncuar duke kërkuar dhe ndihmën e policisë.
Menjëherë pas kallëzimit të viktimës, blutë e Durrësit marrin në mbrojtje 48-vjeçarin me iniciale N.M., ndaj të cilit ushtronte dhunë fizike e psikologjike gruaja 5 vjet më e re, shtetasja Sh.M., 43 vjeçe.
Materialet procedurale për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/