19korrik 2015 – U mbyll mbrëmë në qytetin e Durrësit kampionati kombëtar i peshëngritjes për të rinj dhe paratërinj. Ishte një kampionat me një pjesëmarrje të gjerë ku morën pjesë 80 peshëngritës që përfaqësonin 10 ekipe, ku risi ishte fakti se për herë të parë merrte pjesë dhe një ekip nga Kosova që përfaqësohej në këtë kampionat me tre peshëngritës.
Vende të para për femra sipas peshës trupore:
Pesha 48 kg, Ana Jovani e Skënderbeut me 45 kg në shkëputje dhe 50 kg në shtytje.
Pesha 58 kg, Besiana Koni e Tiranës me 35 kg në shkëputje dhe 45 kg në shtytje.
Pesha mbi 75 kg, Besarda Kollozi e Tiranës me 60 kg në shkëputje dhe 70 kg në shtytje.
Në përfundim të garave për femra, vendin e parë e meritoi ekipi i Tiranës me 168 pikë të grumbulluara dhe peshëngritësja më e mirë e kampionatit u shpall Ana Jovani e Skënderbeut.
Ndërkohë për meshkuj, vende të para sipas peshave trupore merituan këta peshëngritës:
Pesha 45 kg, U-17, Antonio Luli i “Shtërmenit” me 50 kg në shkëputje dhe 66 kg në shtytje.
Pesha 50 kg, U-17, Roalb Kuqja i “Shtërmenit” me 63 kg në shkëputje dhe 70 kg në shtytje.
Pesha 56 kg, U-17, Pavlin Kurani i “Elbasanit” me 65 kg në shkëputje dhe 84 kg në shtytje.
Pesha 56 kg, U-20, Ermir Gana i “Teutës” me 65 kg në shkëputje dhe 80 kg në shtytje.
Pesha 62 kg U17, Kristi Ramadani i “Masglass” me 80 kg në shkëputje dhe 107 kg në shtytje.
Pesha 62 kg U-20, Manuel Lushi i “Vllaznisë” me 105 kg në shkëputje dhe 135 kg në shtytje.
Pesha 69 kg U-17, Ardit Agalliu i “Tomorit” me 80 kg në shkëputje dhe 90 kg në shtytje.
Pesha 69 kg U-20, Alban Hoxha i “Elbasanit” me 125 kg në shkëputje dhe 150 kg në shtytje.
Pesha 77 kg U-17, Juxhin Luta i “Elbasanit” me 97 kg në shkëputje dhe 100 kg në shtytje.
Pesha 77 kg U-20, Alket Koçiaj i “Flamurtarit” me 85 kg në shkëputje dhe 105 kg në shtytje.
Pesha 85 Kg U-17, Hysen Dingo i “Tomorit” me 70 kg në shkëputje dhe 85 kg në shtytje.
Pesha 85 kg U-20 Kristian Qosja i Shtërmenit me 100 kg në shkëputje dhe 110 kg në shtytje.
Pesha 94 kg U-17, Gamiet Bezani i “Elbasanit” me 78 kg në shkëputje dhe 103 kg në shtytje.
Pesha 94 kg U-20, Ardian Banaj i “Teutës” me 100 kg në shkëputje dhe 110 kg në shtytje.
Pesha mbi 94 kg U-17, Kezario Salla i “Shtërmenit” me 100 kg në shkëputje dhe 130 kg në shtytje.
Në përfundim të garave për meshkuj, vendin e parë në kategorine U-17 e meritoi ekipi i Shtërmenit me 603 pike te grumbulluara dhe në kategorine U-20 vendin e pare e meritoi ekipi i Teutes me 301 pikë të grumbulluara dhe peshëngritësit më të mirë të aktivitetit u shpallën, Kristi Ramadani i “Masglass” në kategorinë U-17 dhe Alban Hoxha i “Elbasanit” në kategorinë U-20.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/