19korrik 2015 – Pushuesit nga Kosova nuk e kanë mbajtur dot kontrollin e makinës kur kanë dalë në zonën e Plepave. Rreth orës 05:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen 13, mjeti tip Citroen me targa të Kosovës RKS 01-430 GB me drejtues shtetasin B.K. 19 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshtë përplasur me Rrethrrotullimin në Plepa.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij shtetasi A.F. 19 vjeç banues në Kosovë, të cilët janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal Durrës dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/