18 korrik 2015 – Për të tretin vit radhazi, Reali i Madridit është vlerësuar nga revista amerikane, “Forbes”, si marka me vlerën më të lartë në botën e sportit, me 3.2 miliardë dollarë. Në sezonin 2014-2015 madrilenët zhgënjyen si në Champions, ashtu edhe në La Liga, megjithatë të ardhurat e fituara nga Champions-i i 10-të, i fituar në sezonin 2013-2014, e kanë mbajtur këtë skuadër në vendin e parë në renditjen e kësaj reviste. 171 milionë dollarë janë fituar në ‘kurriz’ të dy yjeve të ekipit, Ronaldo dhe Bale. Menjëherë pas Realit të Madridit renditen dy skuadrat e basketbollit në NBA, Dallas Cowboys dhe New York Yankees, me nga 3.2 miliardë dollarë.
Vetëm vendi i katërt për Barcelonën, që vlerësohet 316 miliardë dollarë, e ndjekur nga Manchester United me 3.1.Mes 50 klubeve më të shtrenjta renditet edhe “Ferrari”, pavarësisht paraqitjeve tejet zhgënjyese në Formula 1 gjatë sezoneve të fundit.
E përjavshmja “Forbes” vlerëson klubet sportive që prej vitit 1998 dhe sipas përllogaritjeve, vlerat e tyre rriten mesatarisht çdo vit me 31 %, çka do të thotë se marketingu në sport vazhdon të zgjerohet duke fituar terrene të reja që i bëjnë skuadrat edhe më të pasura financiarisht.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/