18 korrik 2015 – Një tjetër viktimë është shënuar këtë të shtunë në det. Një 65-vjeçar i identifikuar si Xheladin Leçani ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Spillesë në Durrës.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar infarkt, teksa është futur për t'u freskuar në ujë.

Është bërë e ditur se viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. 

Më herët, humbi jetën një vogëlush 6 vjeç nga Vlora paraditen e sotme (Lexo: Mbytet fëmija 6 vjeç në det)

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/