18 korrik 2015 – Trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi ka folur për kampionatin italian në një intervistë për portalin “Tuttomercatoweb".
Nëse duam të ngushtojmë diferencën me ekipet e tjera në Europë, duhet bërë diçka më tepër. Juventus kanë bërë gjëra të rëndësishme, të përballesh me ekipe si Barcelona apo Real Madrid do të thotë se ju keni arritur rezultate të mëdha.
Milani do të jetë protagonist këtë sezon?
Nuk ka bërë asgjë për dy vite, ka nevojë për rindërtim, rigjenerim të ekipit. Me Mihajlovic do të përpiqet të bëj një hap të rëndësishëm përpara
Inter ndërkohë mori Manaj nga Cremonese?
E kemi ndjekur kur ai ishte tashmë në Cremona, ai është pjesë e Kombëtares U-19, së shpejti do të thirret në atë U-21 dhe pastaj do të shohim për kombëtaren e Shqipërisë.
Po ju, do ju shohim ende në Shqipëri?
Unë do qëndroj te Shqipëria, unë shpresoj që të arrij ëndrrën evropiane. Ne kemi dhe ndeshjet e fundit për të luajtur në grup, ekziston një dëshirë e madhe për të fituar dhe për të shkuar në Europian.
Ndonjë nostalgji për ndonjë klub?
Kjo varet …
Shpjegohuni më mirë
Një klub i huaj këtë verë më kontaktuar, por tani unë kam një mision: Ta përdor përvojën time vetëm për Shqipërinë që të të arrijmë një rezultat të madh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/