18 korrik 2015 – Fundjava përfundoi në tragjedi për një vogëlush 6-vjeçar nga Vlora dhe familjarët e tij.
I mituri me inicialet A.L., ishte duke u larë paraditen e sotme bashkë me hallën e tij, 50-vjeçaren Th.K. në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kur papritur humbi ndjenjat.
6-vjeçari është nxjerrë menjëherë nga uji nga të afërmit dhe efektivë të policisë, të cilët e dërguan në spitalin rajonal, por fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetonte.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/