18 korrik 2015 – Është përfshirë nga flakët rreth orëve të para të mëngjesit magazina e hotel “Apollonit”, në qytetin e Sarandës.
Magazina e cila ndodhet disa metra larg nga hotelit shërbente si pikë grumbullimi ushqimesh dhe materialesh për hotelin.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet që quan në rënien e zjarrit, por mësohet se në magazinën e hotelit ka vetëm dëme materiale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/