18 korrik 2015 – Një histori e pazakontë ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar në pyllin e Semanit në Fier, ku një çift të dashuruarish teksa ishin në intimitet mes tyre, janë sulmuar me armë nga dy persona të armatosur, ku pas grabitjes, më pas njëri prej autorëve ka përdhunuar në makinë vajzën me inicialet E.A. Akti seksual është kryer në sy të të dashurit të saj, me inicialet V. M, i cili është lidhur dhe goditur me qytën e armës. Dy autorët janë larguar, duke marrë me vehte dhe aparatet telefonike. 

​Mirëpo pikërisht këto aparate janë bërë shkak për identifikimin e tyre. Një bisedë telefonike e përgjuar mes shtetasve Endri Goga dhe Shaban Skeja, ka dalë se ky i fundit i kërkonte t’i sillte fishekë që quhen “Silas”. Këta plumba përdoren për çifte turke, armë e cila është përmendur dhe në dëshmitë e dy të dëmtuarve. Ndërkohë një tjetër bisedë është për të shkuar në pyll dhe të hapnin një gropë, ku do të fshihnin armët. Pas këtyre dyshimeve dhe zbulimit të dy aparateve telefonike që autorët i kishin vjedhur çiftit në pyllin e Semanit, janë kapur Shaban Skeja, Endri Goga dhe Odise Nushi.

Ngjarja
Më datë 20 tetor 2014 policia gjyqësore është njoftuar se, në plazhin pranë fshatit Seman dy persona të maskuar dhe me maskë kanë vjedhur duke ushtruar dhunë, shtetasen E.A. dhe shtetasin V. M. Në vijim, rezulton që të jetë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen E.A. Lidhur me ngjarjen është pyetur e dëmtuara e cila ka deklaruar se, ishte së bashku me të dashurin e saj shtetasin V.M për të shkuar në piknik. Gjatë rrugës kishin ndaluar në pyll dhe gjendeshin duke kryer veprime intime dashurore.

Gjatë kësaj kohe kanë ardhur dy persona të maskuar të cilat e kanë kapur shtetasin V.M dhe e kanë shtrirë në tokë, duke e lidhur më pas me litar pas pemës. Në vijim, njëri prej autorëve Endri Goga ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen E.A. Autorët i kanë marë çantën që kjo shetase kishte, telefonat celular dhe shumën e parave që dispononin. Ndërkohë i kanë lënë të zhveshur në pyll dhe janë larguar.

Hapja e telefonave
Tre ditë pas ngjarjes, autorët kanë hapur telefonat e grabitur duke e rregjistruar “Nokia Lumia” në emër të motrës së Endri Gogës, E.Goga dhe dajës së Shaban Skejës, që banon në Bathore Tiranë. Telefonat janë përdorur duke nisur nga data 23.10.2014 dhe në vijim nga disa shtetas. Konkretisht më datën 23.10.2014 telefoni i cili i është vjedhur shtetases E.A është përdorur nga shtetasia e identifikuar si e rregjistruar prej kompanisë telefonike “Vodafon” E.Goga, e cila ka komunikim të vazhdueshëm me shtetasin Behar Skeja, i cili rezulton që të ketë pasur telefonin e shtetasit të dëmtuar V. M., telefon të cilin dyshohet se, ia ka dhënë kur ka shkuar në Bathore dajës Pajtim Prendi.

Gjatë vazhdimit të hetimit rezultoj se, shtetasi që përdorte aparatin e telefonit dhe që prej kompanisë telefonike “Vodafon” është identifikuar si rregjistruese shtetasia Enisa Goga, ne fakt rezulton që të jetë i pandehuri Endri Goga. Ky i pandehur rezulton të ketë komunikime të vazhdueshme me shtetasin Behar Skeja, në emër të të cilit figurojnë të rregjistruar dy numërat e telefonit që janë vendosur në telefonin e të dëmtuarit tre ditë pas ngjarjes.

Gropë në pyll
Në datën 12.11.2014 është kërkuar nga organi i akuzës lejimi i përgjimit për shtetasit që dispononin numërat e telefonit që janë vendosur në aparatet celulare. Shtetasit Behar Skeja dhe Endri Goga kryejnë biseda me interes ku Behar Skeja,i kërkon shtetasit Endri Goga fishekët e “Sila”-s. Nga verifikimet e kryera rezulton se, “Sila” është një armë gjuetie dhe shotgun, prodhim turk, e cila shitet në dyqanet e armëve të vendit tonë. Nga hetimi i deritanishëm rezulton se, referuar deklarimeve të të dëmtuarëve ditën e ngjarjes autorët kënë përdorur një armë gjuetie të shkurtër.

Nga ana e organit të akuzës është administruar CD e përgjimit si dhe procesverbalet e transkriptit. Konkretisht, nga materialet e përgjuara të traskriptuara rezulton se më datë 16.11.2014, i pandehuri Shaban Skeja i kërkon të pandehurit Endri Goga të gjej ndonjë motor sharr për ta ndërruar me një pushkë.

Po në këtë datë i pandehuri Shaban Skeja e pyet të pandehurin Endri Goga a ta ndërronte “Sila”-n me teken e tij. Në vijim, më datë 21.11.2014  Shaban Skeja e pyet Endri Goga nëse do të shkojnë po këtë datë për të hapur gropën në pyll dhe Endri Goga i përgjigjet se do ta hapin. Gjithashtu në orën 13:10 të po kësaj ditë Shaban Skeja e pyet shtetasin Endri Goga nëse i kishte fishekët e “Sila”-s dhe ky i fundit i përgjigjet se, po. Gjithashtu, Shaban Skeja kërkon një karikatore. Në vijim, më datë 22.11.2014 i Shaban Skeja i kërkon Endri Goga që të shkoj në orën 04:05 tek shtëpia  e tij.

/Shqiptarja.com/