17 korrik 2015 – Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila është shpallur “Qytetar Nderi i Kavajës”, nga bashkia e këtij qyteti. Mbrojtësi i cili është edhe një nga pikat më të rëndësishme të Kombëtares në prapavijë është nderuar për kontributin, që ka dhënë në sport. Këtë vlerësim ia ka dorëzuar kryebashkiaku Elvis Rroshi, ndërsa Andi Lila i ka dhuruar një fanelë të Kuqezinjve me emrin e tij.
Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur në disa ekipe në Superligë, por edhe në kampionatin grek dhe së fundi në Serinë A në Itali me Parmën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/