17 korrik 2015 – Shënohet vetëvrasja e tretë brenda 4 ditësh në Tiranë. Sot i ka dhënë fund jetës një 43-vjeçar, duke u hedhur nga një pallat, pranë burgut 303 në afërsi të shkollës ‘Harry Fultz’.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Arjan Karaj, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ai ishte me probleme mendore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Së bashku me vetëvrasjen e djeshme, ku i dha fund jetës një 87-vjeçar nga Durrësi, numri i vetëflijimeve shkon në 4 për vetëm 4 ditë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/