17korrik 2015 – Çifti Julian dhe Rezarta Lakrori ndodheshin në një kafe në zonën e Don Boskos në Tiranë, kur u qëlluan me breshëri plumbash.
Gruaja, 29 vjeçe, mori 7 plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se shënjestër i atentatorëve ka qenë bashkëshorti i saj, i cili nuk është lënduar, njësoj si dhe foshnja.
Autorët, sipas dëshmitarëve janë afruar me motor dhe kishin skafandra në kokë. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur ditën e festës së Bajramit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/