16 korrik 2015 – Elbasanasi Renato Hyshmeri, mesfushori me tipare sulmuese, duket se pasi ka zgjidhur kontratën me Tiranën, do të luajë sërish në Superiore.
Teuta ose Bylisi janë dy skuadrat ku Hyshmeri do të përpiqet të vijojë karrierën e tij. Hyshmeri ka qenë pjesë e U21, por edhe në Superiore ka luajtur me Elbasanin, Teutën e Tiranën, si dhe Partizanin. Dy vite më parë, elbasanasi do të largohej nga Teuta drejt kryeqytetit. Do të bashkohej fillimisht me Partizanin për një sezon, ku do aktivizohej në 25 ndeshje, për të kaluar në radhët e Tiranës, në sezonin e shkuar. Te bardheblutë do të aktivizohej në 22 ndeshje, pa arritur në nivelet e pritshme.
Mesfushori Hyshmeri tani është në dilemë për të zgjedhur midis midis Bylisit dhe Teutës, ku më tepër gjasa, skuadra durrsake mund të jetë “stacioni” i tij, për faktin se e njeh mjedisin, por edhe se trajneri Magani ka simpati për 26-vjeçarin elbasanas.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/