DURRËS, 10 korrik 2015 –Në 6-mujorin e parë të vitit 2015 në portin e Durrësit janë përpunuar mbi1 milion e 750 mijë tonë mallra të ndryshme, por afro 63 mijë ton më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tha zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të personit juridik publik “Autoriteti Portual Durrës” (APD). Referuar statistikave operative, bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-qershor 2015 janë përpunuar 247 anije tregtare dhe 440 tragete gjithsej. Me tragete janë transportuar 3 për qind më shumë mallra krahasuar me 6 muajt e parë të vitit 2014, ndërsa me anije 5 për qind më pak. Numri i përgjithshëm i TEU-ve (njësi kontejnerike) të përpunuar arrin në 51 451, pothuajse sa viti i kaluar.
/red. ekon. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/