10 korrik 2015 – Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i jep tri pikët Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd, ka sjellë reagimin e mediave serbe.
E përditshmja "Kurir" e quan skandalin vendimin e CAS-it, ndërsa dronin me simbole shqiptare mbi stadiumin e Beogradit e cilëson si provokim.
Pas këtij vendimi Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në grupin I në kuotën e 10 pikëve, aq sa edhe Danimarka, por me një ndeshje më pak, ndërsa Serbia mbetet plotësisht jashtë loje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/