8korrik 2015 – Porti i ri i peshkimit në Durrës duket të jetë gati prej disa javësh, por flota e motopeshkatoreve vazhdon të jetë e ankoruar në basenin e portit tregtar.
“Shtëpia e re” e motopeshkatorëve filloi të ndërtohej në vitin 2012 mes debateve të shumta, që lidheshin me vendin e ndërtimit. Tashmë porti i peshkimit është një realitet që pritet të ndryshojë edhe standartet e kësaj industrie.
Transferimi i motopeshkatoreve nga hapësira që ato zenë pranë kalatës së trageteve do të mundësojë edhe zbatimin e masterplanit portual në kalatat 8 dhe 9. Largimi nga zona ku ndodhen tani, do të çlirojë 100 metra kalatë dhe një sipërfaqe prej 2.8 ha.
Ndërtimi i portit të peshkimit u realizua me financimin e Bankës Islamike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/