8korrik 2015 – Niki Lauda, Presidenti i Nderit i Mercedesit, ka “thumbuar” Ferrarin në një intervistë për gjermanen ‘Bild’.Duke komentuar rezultatin e garës që u zhvillua në Silverstone të Britanisë së Madhe, ku ferraristi Vettel u ngjit në podium vetëm falë shiut që ngadalësoi dy pilotët e Williams-it, ish-piloti austriak tha se Botërorin e Formulës 1 nuk e bën të mërzitshëm Mercedesi duke fituar çdo garë, por skuderia italiane që nuk është në nivelin e duhur.
“Nuk dua të dëgjoj më për një Formula 1 të mërzitshme. Në vend që të ankohen, skuadrat e tjera duhet të punojnë më shumë për të bërë makina më të shpejta. Çfarë faji ka Mercedesi nëse Ferrari bën vetëm makarona dhe jo makina të mira”, tha Lauda.
F1, Lauda ironizon Ferrarin: Bëjnë vetëm makarona, jo makina
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump fton Xi Jinping në SHBA në shtator: Ngremë një dolli për lidhjet e qëndrueshme mes popujve tanë! Presidenti kinez: Duhet të jemi partnerë, jo rivalë
Projektligji: Të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri 7 vite pasi të anëtarësohemi në BE
“Ndryshim regjimi”/ Pas ardhjes në pushtet të Peter Magyar, hungarezët ekspozojnë stilin luksoz të jetesës së Orban
VIDEO/ Stuhi me shi e breshër në Indi, mbi 100 të vdekur





