7 korrik 2015 – Përfaqësuesja e Mikronezisë pësoi humbjen e tretë radhazi me rekord, duke u mposhtur ngaVanuatu me rezultatin 46:0, në sfidën e vlefshme për Lojërat Olimpike në Rio.

Jean Katlack nga Vanuatu ishte golashënuesi më i mirë i takimit me 16 gola. Mikronezia është duke bërë paraqitjen e parë nga Konfederata e Futbollit të Oqeanisë (OFC), u mposht 30:0 nga Tahiti dhe 38:0 nga Fiji në Lojërat Pacifike. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/