7 korrik 2015 – Etapa e tretë e këtij edicioni të Turit të Francës do të kujtohet për rrëzimin e frikshëm që përfshiu shumë çiklistë.
Rreth 60 kilometra para fundit të etapës, në mes të grupit që po ecte me shpejtësi rreth 50 km/orë, rrëshqiti francezi Uilliam Boner. Në një reagim zinxhir, në tokë përfunduan edhe rreth 20 çiklistë të tjerë, mes të cilëve edhe mbajtësi i fanellës së verdhë, Fabian Kançelara.
Drejtuesit e Turit ndërprenë për më shumë se 10 minuta garën, duke pritur që çiklistët e rrëzuar t’u bashkoheshin grupit, edhe pse të gjakosur dhe me dëmtime të dukshme. Në fund të etapës së tretë, lideri i klasifikimit të përgjithshëm është britaniku Kris From.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/