6korrik 2015 – Rekord i ri botëror në futboll për rezultatin më të thellë të regjistruar ndonjëherë. Në një ndeshje eliminatore për Olimpiadën e Rios në zonën e Oqeanisë, kombëtarja e 23-vjeçarëve të Fixhit, arriti të fitojë 38-0 ndaj Mikronezisë duke thyer rekordin e mëparshëm të Australisë, që kishte mundur 31-0 Ishujt Samoa, që nga tani e mbrapa nuk janë më në listën e zezë të rekordeve. Kombëtarja e ishullit prej 135 mijë banorësh të Mikronezisë, i shpëtoi rekordit negativ vetëm dy ditë më parë kur u mund 30-0 nga Tahiti, por përballë Fixhit, në Port Moresby ndeshja pati një rezultat akoma më të thellë.Goli i parë u shënua që në minutën e parë nga Wasala, ndërkohë që në minutën e 12-të shifrat ishin 7-0. Kombëtarja e Mikronezisë arrin të reagojë duke ruajtur për plot 10 minuta të paprekur portën, gjithsesi deri në vërshëllimën e fundit të pjesës së parë, Fixhi arriti të realizojë dhe 14 gola të tjerë duke dashur të marrë vendin e parë në grup me golavarazh më të mirë se Tahiri. Trajneri i Mikronezisë zëvendësoi dhe portierin në fundin e pjesës së parë me shpresën se do të pësonte më pak gola, zgjedhje që në fakt rezultoi e drejtë pasi në fraksionin e dytë Mikronesia pësoi vetëm 17 gola, 4 më pak se në fraksionin e parë. Ndërkohë që sulmuesi i Fixhit, Atonio Tuivuna ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 10 gola
Rekord botëror, Fixhi mund 38-0 Mikronezinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Shkrihet” Kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Çfarë po fsheh familja Beckham? Brooklyn dhe Nicola do paguhen me shifër marramendëse për të shkruar një libër
Ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë duhet të forcohen për të siguruar dekriminalizimin e plotë të shpifjes
Shkon në 4 numri i viktimave nga shpërthimi i zjarrit në fabrikën në Greqi





