5korrik 2015 – Finalja e Kupës së Amerikës përveç spektaklit në fushën e lojës ka prodhuar edhe një episod aspak të këndshëm. Ndërkohë që po luhej ndeshja midis Kilit dhe Argjentinës, gjatë pjesës së parë së finales së Kupës së Amerikës, vëllai dhe babai i Messit përjetuan disa momente paniku.
Pas një proteste të tyren mbi një faull të Marcelo Diazit mbi “pleshtin”, familjarët e argjentinasit u vunë nën shënjestër nga një grup mbështetësish kilian që në fillim i ofenduan duke i pështyrë, dhe më pas kërkuan edhe të sulmonin fizikisht.Ishte vendimtare ndërhyrja e ambasadorit argjentinas në Kili, Gines Gonzalez Garcia, i cili evitoi që situata të degjeneronte më shumë duke i spostuar familjarët e sulmuesit të Barcelonës. Ata u çuan të uleshin në një zonë më të veçuar të tribunës, larg nga tifozët gjaknxehtë të Kilit.
Familja e Messi-t sulmohet dhe pështyhet nga fansat e Kilit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Në Brazil komentojnë eliminimin e Shqipërisë: Hera e parë në histori që nuk do të ketë një trajner brazilian në Kupën e Botës
Ekspozita e piktorit Malilaj “N’mugë”, një udhëtim shpirtëror mes dy epokave
Lëvizja Bashkë në Durrës i drejtohet me një ftesë publike qytetarëve të mbetur të pastrehë nga tërmeti i 2019
Durrës, hapet ekspozita e piktorit Muhamed Malilaj. “N’mugë”, një udhëtim shpirtëror i artistit mes dy epokave (VIDEO)





