1 korrik 2015 –Një rezultat spektakolar është regjistruar në Kupën e Estonisë teksa një ndeshje është mbyllur me rezultatin 31-0.

Dy lojtarë arritën të shënonin plot nëntë gola, ndërsa i suksesshëm ishte edhe vetë portieri. Bëhet fjalë për një ndeshje të raundit të parë të Kupës së Estonisë. Skuadra e Paide Linnameeskond arriti të mundë me rezultatin spektakolar formacionin e JK Raudteetolised. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 19-0. Intensiteti më i lartë i golave u regjistrua në 30 minutat e para të ndeshjes, ku u shënuan 12 të tillë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/