1 korrik 2015 – Prefektura dhe Këshilli i Qarkut kanë shpëtuar nga parkimet abuzive të autoveturave, duke gjetur zgjidhjen që shihet në foto.

Të dyja hyrjet për në minisheshin e institucioneve të larta qendrore dhe lokale, janë bllokuar me blloqet e rrumbullakta prej betoni. Bashkë me cilësinë e punimeve të instalimit ato nuk kanë asgjë të përbashkët me nivelin e përfaqësimit, por as me sheshin e sapopërfunduar në qendër të qytetit.

Sipas qytetarëve durrsakë, e vetmja zgjidhje është që ato të hiqen, duke kërkuar një mënyrë më qytetare për ta mbajtur sheshin e vogël pa automjete.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/