1korrik 2015– Rruga Tregtare është ndërtuar pas vitit 1926, kur qyteti i Durrësit u godit nga një tërmet i fuqishëm. Fotot dëshmojnë për situatën e krijuar në qytet nga shkatërrimet masive pas lëkundjeve të 16-17 dhjetorit 1926.

Një plan rregullues që parashikonte ngritjen e disa objekteve të rëndësishme në qendër të qytetit, si dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e portit detar, hapën dritën jeshile për Rrugën Tregtare. Siç tregojnë edhe fotot e hershme, në vitet 1930 në të dy anët e rrugës u ngritën disa godina të hijshme, pronë e tregtarëve dhe sipërmarrësve durrsakë. Pas luftës, për afro 40 vjet, kjo rrugë u njoh me emrin bulevardi “Enver Hoxha”, ndërsa aktualisht ka marrë emrin bulevardi “Epidamn”, në nderim të njerit prej dy emrave të vjetër të qytetit antik.

Një foto nga lart, që bashkon bulevardin me Xhaminë e Madhe dhe godinat e drejtorisë së Autoritetit Portual krijojnë idenë e një spirance detare. Kjo rrugë është një ndër më përfaqësueset e qytetit të Durrësit.

 

 

 

 

 

 

 

g.k./Agjencia e lajmeve “Dyrrah”