30qershor 2015 – Më 26 qershor, Bashkia e Tiranës paralajmëroi subjektet politike që të heqin të gjithë posterat dhe flamujt nga ambientet publike të kryeqytetit. Sipas urdhrit duhej që brenda 24 orësh nuk duhej të kishte asnjë të tillë, ndryshe do të gjobiten. Sot është data 30 qershor, por edhe pse kanë kaluar 4 ditë, siç tregojnë dhe këto fotografi të bëra sot në Tiranë, flamujt e partive vazhdojnë të valëviten akoma pas zgjedhjeve. Ekzistuese kanë mbetur vetëm ato të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. A po i bëhet sfidë kryebashkiakut në ikje të PD-së, Lulëzim Basha? Të shohim a do të largohen para se të marrë konstituimin nga KQZ kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”