29 qershor 2015 – Teuta do të zhvillojë një turne miqësor me tre ekipe ku përvec durrsakëve marrin pjesë ekipi italian i Serie A Frosinone dhe Partizani. Frosinone kampionatin e kaluar u rendit në vendin e dytë në Seria B dhe tashmë ka arritur të sigurojë një vend në Seria A. Ky organizim do të ketë edhe një kupë në fund për skuadrën fituese, që do të jetë “Egnatia Cup”. Takimet që do  të luhen në stadiumin “Qemal Stafa”, në 7 gusht në orën 19:00. Ky event ndërkombëtar realizohet falë bashkëpunimit të dy klubeve Partizani dhe Frosinone Calcio e cila nga ky sezon është pjesë e Seria A dhe mbështetjes se “Associazione Europea Della Via Egnatia”.

Kjo do të jetë hera e parë që një klub shqiptar do të luajë për një trofe me një nga klubet e Seria A. Ndërkohë, që më parë një seleksionim i Kombëtares, ka luajtur ndaj Milanit, po ashtu edhe skuadra e Gramozit është përballur në stadiumin “Qemal Stafa”, me Real Madridin. Teutës dhe Partizanit parashikohet t’i vlejë shumë kjo përballje, pasi Kategoria Superiore do të jetë shumë pranë startit dhe do të shihet gjendja e lojtarëve.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/