29 qershor 2015 – Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar nga Shijaku dhe ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, të cilët janë kapur më kokainë në një lokal ‘Eurolloto’.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Klevis Gjata, banues në Shijak dhe po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit R.F., banues në Shijak.
Gjatë kontrollit në lokalin ‘Eurolloto’ në hyrje të Shijakut, poshtë banakut, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 6 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Klevis Gjata akuzohet për veprat penale: “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”.
Ndërsa, shtetasi R.F., akuzohet për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





