28 qershor 2015 – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Viktima është identifikuar si Apostol Shehu, i cili ka humbur jetën rreth orës 01:00, teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Benz’ me targa DR1979E në aksin Plepa-Shkozet.

Nga të dhënat e para, mësohet se 36-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit të tij, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/