27 qershor 2015 – Ka marrë fund arratia e të shumëkërkuarve Aliko.

Dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në një tunel në Kardhiq, 20 km larg Lazaratit, një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës

Rreth 500 forca policore prej dy orësh kanë qenë të angazhuar në operacionin për kapjen e tyre dhe po patrullonin në zonën në të cilën u kapën dy vëllezërit.

Sipas informacioneve vëllezërit Aliko nuk kanë bërë rezistencë dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/