26qershor2015 – Shijaksit do të heqin keq si duket me emrat e personave që kanë zgjedhur në bashki.

Ardian Kokomani është kryetari i ri i Bashkisë së Shijakut, i cili nën siglën e PS-së mori shumicën e votave më 21 qershor. Por, surpriza vjen nga lista e këshilltarëve bashkiakë, po në Shijak. Mes këshilltarëve fitues është një tjetër…Ardian Kokomani. Ky i fundit, ndryshe nga kryetari, i përket Partisë Demokratike.

 

Në fakt, çudia vazhdon me dy Kokomanët. Siç figuron në të dhënat e gjendjes civile, Kokomani kryetar ka lindur në Hardhishtë dhe banon në Durrës, ndërsa Kokomani këshilltar ka lindur në Shijak, Durrës dhe banon në Hardhishtë. Pas kësaj përplasjeje emrash duket se kryebashkiaku i ri çdo dokument do e firmosë duke shënuar dhe atësinë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”