26qershor2015 – Babai i dy vëllezërve në kërkim për vrasjen e oficerit të RENEA-s thotë se djemtë e tij nuk janë kriminelë. “Ata janë me agjërim, nuk mund të vrasin një njeri”, tha Adil Aliko për të bijtë, Arbion dhe Alban Aliko. Duke folur për Neës 24, babai i dy djemve të shumëkërkuar nga policia në Lazarat tha se, të tjerë persona e kanë kryer krimin, jo fëmijët e tij adoleshentë. “Ata kanë frikë të dorëzohen se mos i vrasin”, theksoi Adil Aliko.

Policia e Shtetit dy ditë më parë tha se me mësymjen në Lazarat, kushdo person që do të reagojë me armë do të asgjësohet në vend.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”