26 qershor 2015 – Një gafë e rëndë ka ndodhur gjatë një emisioni në Brazil. Prezantuesja e njohur, Fatima Bernardes ka bërë një gabim të madh në prezantimin e lajmeve në televizion.
Fatima ishte duke dhënë lajmin për vdekjen e këngëtarit të ri, Cristiano Araujo. Fatima për një moment mund të ketë thyer shumë zemra të portugezëve dhe madrilenëve pasi njoftoi gabimisht vdekjen e Cristiano Ronaldos. Gjithsesi gjëra që ndodhin në transmetime live.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/