DURRËS, 26 qershor 2015 –Më 25 qershor 2015, koordinatori i qarkut të Durrësit mori pjesë në takimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi. Kreu i dikasterit, fill pas 5 ditësh nga votimet për pushtetin vendor, mblodhi inspektorët e Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT), specialistët si dhe koordinatorët e 12 qarqeve, në përgatitjet e fundit për fillimin e punës me 61 bashkitë e reja. Ai dha porosi dhe bëri rekomandime për të asistuar gjatë fazës transitore bashkitë e reja dhe zbatuar me sukses reformën territoriale. Është planifikuar që kjo fazë të mbyllet në muajin shtator.
Pas 21 qershorit 2015, në qarkun e Durrësit do të ketë vetëm 3 bashki nga 16 njësi të pushtetit vendor aktualisht. Me reformën territoriale, bashkia e Durrësit merr komunat e Rrashbullit, Katundit të Ri, Ishmit, si dhe bashkitë e Sukthit e Manzës; ajo e Shijakut komunat e Xhafzotajt, Gjepalajt dhe Maminasit; e Krujës bashkinë e Fushë-Krujës, komunat e Niklës, Kodër-Thumanës, Bubqit dhe Çudhisë.
/red. akt. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





