DURRËS, 25 qershor 2015 –  Gjashtëmbëdhjetë qytetarë të rinj italianë, që vijnë nga Shqipëria, Peruja, Rumania, Maroku, Etiopia dhe Filipinet. Më 24 qershor 2015, në Peruxhia (Perugia) u zhvillua ceremonia për dhënien e shtetësisë italiane atyre të huajve që jetojnë në Itali për më se 10 vjetësh. Për këtë vit janë tashmë 211 të huaj, rezidentë në Peruxhia, të cilët janë betuar për besnikëri ndaj Republikës Italiane, njoftoi portali “umbria24.it”.

Janë edhe 6 shqiptarë, mes të cilëve 5 nga Durrësi, pjesëtarë të dy familjeve: Donika dhe Muhamed Hushi, Besnik Sedja me të bijat Nertila e Ornela, si dhe Marsida Shkoza nga Tirana.

Ata u betuan para Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit italian, pastaj atyre iu dorëzuan dokumentet përkatëse.

 

 

 

 

/red. jashtme, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/