DURRËS, 25 qershor 2015 –Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në muajin maj 2015 në IEVP (Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Durrës ndodheshin 314 të paraburgosur. Ata u takojnë moshave të ndryshme: 32 të moshës 18-20 vjeç, 64 të moshës 21-25 vjeç, 61 të moshës 26-30 vjeç, 82 të moshës 30-40 vjeç, 43 të moshës 41-50 vjeç, 25 të moshës 51-60 vjeç dhe 7 të moshës 61-70 vjeç. Për sa i përket llojit të veprës penale, 105 nga 314 të paraburgosurit akuzohen për vjedhje, 82 për vrasje, 15 për plagosje, 5 për marrëdhënie seksuale me dhunë; 56 për drogë, 7 për organizata kriminale, 9 për mashtrim, 12 për shfrytëzim prostitucioni dhe 29 për vepra të tjera.

Info

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës u krijua në korrik të vitit 2007. Në qershor të vitit 2007, filloi ndërtimi i paraburgimit të ri, objekti i parë me financim të buxhetit të shtetit në sistemin penitenciar. Gjatë dhjetorit të vitit 2008 përfunduan punimet për ngritjen e dhomave të takimit. Në janar 2009 u vu në shfrytëzim të plotë. Ka një seksion për të mitur dhe një për bashkëpunëtorë të drejtësisë. Kapaciteti arrin në 300 persona.

 

 

 

 

/red. soc. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/