25qershor2015 – Këta në foto janë vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko që akuzohen se vranë oficerin e RENEA-s, Ibrahim Basha. Dy djemtë e rinj nga Lazarati, të cilët ishin në kërkim dhe për vepra të tjera kriminale në këtë fshat, dyshohet se janë organizatorët dhe personat që qëlluan 31-vjeçarin mëngjesin e djeshëm dhe plagosën dy kolegët e tij. Mësohet se Arbion Aliko përgjohej prej kohësh dhe dyshohet se shkak i sulmit të jetë bërë prania e forcave të policisë në Lazarat.
Sipas Abc News, grupi i armatosur përdorte rregullisht hashash dhe kokainë dhe me nisjen e sulmit kishin kërkuar më shumë armë, municione dhe drogë nga 17-vjeçari Xhulio Malo. Ky i fundit ndodhej në makinën pa targa, në brendësi të Lazaratit kur iu bë dhe atentati forcave speciale të RENEA-s. Vëllezërit Aliko janë personat më të kërkuar aktualisht në Shqipëri, për ekzekutimin në krye të detyrës të oficerit të policisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





