25qershor2015 – Personat që qëlluan policinë nuk janë radikalë apo të mbështesin ISIS-in. Kushdo që është në fshatin Lazarat besimtar mysliman është i pastër. Ndoshta këta persona mund të jenë të droguar që bëjnë veprime të tilla. Deklaratën e dha imami i Lazaratit, Gentian Pollo. Ai thotë se i njeh djemtë që policia i shpalli në kërkim, si banorë të fshatit, por jo mbështetës të terrorizmit. Ky pretendim vjen nga imami i xhamisë së Lazaratit, ndërkohë që myftiu i Gjirokastrës tha se djemtë, edhe pse në rrjetet sociale hiqeshin si besimtarë, nuk ishin të njohur në radhët e komunitetit mysliman.
Aktualisht në Lazarat janë 7 persona të rrezikshëm, që nga policia konsiderohen si pjesë e grupit të zjarrit, i cili ekzekutoi efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha.
Efektivi Basha u shpall “Dëshmor i Atdheut” dhe aktualisht po përcillet nga familja, miqtë e qeveria drejt varrezave të dëshmorëve.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





