25 qershor 2015 – Arrestohet një 39-vjeçar nga Shijaku, që ka kërcënuar me automatik bashkëshorten e tij në lidhje me dy fëmijët e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Shala, 39 vjeç, banues në Shijak, i cili nën kërcënimin e armës tip automatik, ka kanosur bashkëshorten e tij A.Sh., se do t’i merte dy fëmijët e tij të mitur për t’i dërguar në Siri.

Arrestimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme më 24 qershor nga efektivët e Komisariatit të Policisë së Shijakut.

Tashmë Ilir Shala është i akuzuar për dy vepra penale : “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, materialet e të cilave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/